Morena Taraku këto ditë ka qenë emri më i përfolur në mediet rozë, pas raportimit të medieve turke se është në lidhje me këngëtarin turk Berdan Mardini.
Por, ani pse në mediet turke u komentua shumë, ku madje reagoi edhe ish-bashkëshortja e Mardinit, duke thënë se këngëtari nuk duhej të fliste në media për lidhjen e tij të re, pasi kjo ndikon keq në psikologjinë e fëmijëve të tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, në anën tjetër, Morena duket se as nuk po merret aspak me këtë çështje.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë të gjelbër, derisa ka nxjerrë në pah asetet e saj trupore.
Ndryshe, Morena gjatë ditës së djeshme u fotografua nga paparacit në Turqi, duke vozitur motorin e këngëtarit turk, Berdan Mardini./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.