×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena Taraku kapet ‘mat’ duke vozitur motorin e këngëtarit turk, detaji që e nxorri zbuluar këngëtaren kosovare

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 17:20

    Ka dy ditë që në mediet turke por edhe në Kosovë e Shqipëri flitet për lidhjen e re të Morena Tarakut me këngëtarin turk, Berdan Mardini.

    Madje për këtë ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e Mardinit e cila tha se kjo nuk është një gjë e mirë për psikologjinë e fëmijëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Duke qenë se është kryefjalë në mediet rozë, Morena po vëzhgohet në çdo lëvizje të saj nga paparacit në Turqi.

    Mediat turke raportojnë se gjatë ditës ajo është fotografuar me motorin e këngëtarit turk i cili kap çmimin e mbi 200 mijë lirave turke.

    “Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtet te Morena. Jam shumë i lumtur kur jam me të, kam gjetur sërish jetën me të”, ishte deklarata e këngëtarit turk.

    Ndryshe, mediat atje raportojnë se çifti janë edhe fqinj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!