×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena Taraku ndan pamje prekëse ku shihet duke ushqyer të atin e sëmurë

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 12:01

    I ati i këngëtares Morena Taraku ka pasur disa komplikacione me shëndetin dhe si rrjedhojë është shtruar në spital. Këtë e ka treguar vetë Morena përmes një postimi në rrjetin sociale ‘Instagram’, ku ka ndarë një video teksa shfaqet duke u kujdesur për babain e saj.


    Bashkangjitur videos Morena shkruan se baba i saj e ka këshlluar të mos dorëzohet kurrë, prandaj e di që edhe ai nuk do të dorëzohet.

    “Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”- shkruan Morena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!