×
  • Show Time
  • Show Time

    Morena Taraku ngacmon imagjinatën e ndjekësve me pozën e re në bikini

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 14:54

    Morena Taraku po vazhdon të jetë personazh mjaft i përfolur në faqet rozë për paraqitjet e saj provokuese.


    Dhe duke qenë se numëron një milion ndjekës në Instagram, artistja e modelja shqiptare ndan imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as ato nga përditshmëria e saj.

    Ajo tanimë ka filluar pushimet e para të verës dhe me këtë rast në koleksionin e fotografive të saj nuk kanë munguar as ato me bikini.

    https://www.instagram.com/p/CBtKRbXlaXA/?utm_source=ig_embed

    Një të tillë e publikoi edhe ditën e sotme, në të cilën shfaqet në top formë e dekoruar deri në detaje.

    Pamjen gjithashtu e ka kompletuar me një kapelë në kokë e po ashtu edhe me syze dhe byzylykë në dorë.

    Me t’u publikuar, imazhi ka arritur të grumbullojë mbi 18 mijë pëlqime e komente nga më të ndryshmet.

    https://www.instagram.com/p/CBxrvval5mG/?utm_source=ig_embed

    Morena po vazhdon jetën e saj luksoze në Turqi, atje ku tashmë ka zhvendosur edhe të gjitha aktivitetet e saja muzikore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!