Këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të jetë personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja, e cila prej vitesh është zhvendosur në Turqi, publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo së fundmi ndau disa poza atraktive para pasqyrës, në të cilat u shfaq e veshur me një palë xhinse blu.
https://www.instagram.com/p/CFusXZdldLt/
Këto xhinse me disa elemente të markës Gucci kanë një vlerë të madhe dhe sipas faqes “What They Wearin” kushtojnë hiç më pak se 485 euro.
Ndërkohë taket kafe të markës Bottega Veneta kanë një vlerë po ashtu të madhe, teksa kushtojnë 990 euro.
Ndonëse shquhet për jetën luksoze, artistja shqiptare befason shpesh fansat me ndryshimet dhe befasitë që herë pas here sjell.
https://www.instagram.com/p/CFuvSbHgbDJ/
Morena momentalisht është duke shijuar suksesin e këngës së re “Bad Girl”, të cilën e publikoi javë më parë në bashkëpunim me reperin Stresi.
Projekti për vetëm pak ditë mblodhi mbi 700 mijë klikime në kanalin YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.