Në dhomën e rrëfimit Einxhel Shkira gjatë këtyre ditëve ka treguar një histori mjaft prekëse, kur kishte dhuruar ndihma në Sukth, kur ndodhi tërmeti i madh në Shqipëri në vitin 2019.
Banorja e Big Brother VIP ka treguar se disa fëmijëve të Sukthit u ka dërguar gjëra të ndryshme, si veshmbathje por edhe ushqimore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo madje ka treguar se aty ka takuar edhe një vajzë të vogël e cila i kishte kërkuar qorape, e derisa kishte vazhduar t’i kërkonte edhe për vëllain e saj tjetër.
Më pas Einxhel ka zbuluar se ajo e ka takuar sërish vajzën në fjalë, e madje e ka marrë me vete në Tiranë për t’u argëtuar me të.
“Kemi dalë për darkë bashkë, e edhe në qendër tregtare shkuam bashkë e i thashë që blej ça të duash, por ajo thjesht zgjodhi vetëm një palë këpucë, e madje i zgjodhi më të mëdha që t’i vishte edhe vëllai i saj”, tha Einxhel.
Më pas Arbana e dërgoi tek dhoma e surprizave moderatoren shqiptare, ku dhe kishte ardhur vajza në fjalë për ta surprizuar, e që Einxhel i premtoi se do t’i vazhdonin gjërat aty ku i kishin lënë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.