×
  • Show Time
  • Show Time

    “Mos më prek te leshi se e kam pikë të dobët”, Albani reagon pas kritikave të Kozetës

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 13:41

    Albani ka dy fjalë pas deklaratës së anëtares së jurisë së “Kënga Magjike 2021”.


    Një status i Kozeta Kurtit lidhur me “Këngën Magjike”, ka nxitur debat mes artistëve në rrjete sociale.

    Krahas gjithë pakënaqësive që kishte lidhur me festivalin, anëtarja e jurisë kishte thënë se fituesi i “Këngës Magjike”, Alban Ramosaj, nuk e mbrotji këngën në skenë.

    Fillimisht, Kurtit i reagoi Flori Mumajesi, duke thënë se ka shkruar status duke u nxituar, ndërsa pas tij reaguan edhe shumë të tjerë,

    Flori nuk u ndal me kaq, por postoi foto me Albanin, duke e pyetur nëse po mendon për “Eurovision”.

    “Sylesh, unë jam veçse një sylesh i gjorë, të lutem tani mos më bullizo me kështu idesh. Nuk të mbroj dot”, ia kthen Albani.

    Më pastaj, ai publikoi edhe statusin e Dasara Karaiskajt, e cila shkruan “Sylesh je kur nuk e kupton sa keq je vesh. Edhe kur nuk ke arsye me qesh, sepse je me lesh dhe vjen era presh”.

    “Mos me prek tek leshi se e kam pikë të dobët sasinë e testosteronit që kam, t’lutem tani”, shkruan këngëtari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!