Reperi, Moss Della është bërë sot baba për herë të parë, ai emrin të birin ia ka vënë Lio.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes rrjeteve sociale, ku ka postuar fotografi bashkë me të birin e porsalindur.
“Faleminderit Allah që m’ke gëzu me këtë djalë të mirë e të shnoshë. Paq fat në jetë e u bofsh plak me mjekërr të don babi”, ka qenë mbishkrimi në fotografi.
Reperi nuk e ka ekspozuar asnjëherë pjesën e tij të jetës private, e madje as nuk dihej se është në një lidhje serioze e në prag të bërjes baba.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.