Këngëtari i njohur Mozzik i dha fund historisë së dashurisë me partneren e tij Loredana, me të ciliën ka edhe një vajzë 10 muajshe.
Por ndonëse dy prindërit e Hanës i dhanë fund bashkëjetesës dhe karrierës së tyre të përbashkët muzikore, vlen të theksohet se ata kanë ruajtur një raport korrekt dhe miqësor më pas.
Lajmet më të fundit që vijnë nga dyshja lidhen me një vendim që ka marrë Mozzik e që lidhet pikërisht me vogëlushen Hana.
Pak kohë pasi ish-partnerja shkroi emrin e të vijës tatuazh në pjesën e parakrahut, Mozzik ka ‘gdhendur’ imazhin e portretin e saj po në parakrah. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë përgëzuar këngëtarin për tatuazhin dhe foto sigurisht që ka marrë shumë pëlqime e komente positive.
Mirëpo neve na bëri përshtypje diçka. Pse Loredana se ka postuar në instagramin e vajzës së saj @hanaaliu këtë foto të tatuazhit të Mozzik me Hanën? Mos ndoshta ka pritur ta postojë vetë Mozzik duke qenë se tani e ka shkruar në BIO se i ka dhënë akses për ta përdorur instagramin e vajzës së tyre?
Se dimë si është e vërteta, por fansave do u pëlqente që kjo foto të ishte në profilin e Hanës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.