×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik krenohet që mbushi sheshin e Mitrovicës përplot me fëmijë në kohë pandemie

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 14:08

    Qindra fëmijë janë mbledhur sot në sheshin e Mitrovicës në këto momente, përkundër masave të ashpra për pandeminë që Qeveria e Kosovës ka marrë së fundmi, e me të cilat ndalohen edhe tubimet me më shumë 5 persona nëpër sheshe.


    Mirëpo, në sheshin e Mitrovicës pa maska e pa distancë sociale sot kanë qëndruar qindra fëmijë, shkruan Reporteri.

    Ata janë mbledhur për të marrë pjesë në promovimin e albumit “Mozzart” të reperit Mozzik.

    Vetë reperi Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.

    Kjo ka bërë që sheshi i Mitrovicës të mbushet plot. Në pamje shihen kryesisht të rinj të moshave të reja teksa përshëndesin reperin i cili këtë turne po e bën me autobus.Teksa këta të rinj kanë “vërshuar” rrugët, policia nuk duket askund.

    Mozzik përpos Mitrovicës sot ka paralajmëruar se do të jetë edhe në Vushtrri nga ora 14:00, për të vazhduar në Pejë, Gjakovë e Prizren.

    Kujtojmë se në Kosovë po vazhdojnë të regjistrohen shifra alarmante të rasateve të reja dhe viktimave nga Coronavirusi.

    Pamjet në vijim janë publikuar nga vetë këngëtari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!