Reperi Mozzik është vaksinuar kundër COVID-19.
Reperi Mozzik me anë të një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është vaksinuar kundër COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Ai publikoi foto nga momenti kur po merrte vaksinën, ndërsa nuk tregoi se cilën vaksinë e ka marrë.
Gjatë ditës së djeshme, partnerja e tij, Loredana Zefi, me anë të një postimi tregoi se pas një pritje të gjatë, ka arritur të vaksinohet.
Kujtojmë se Mozzik së fundi ka paralajmëruar një album të ri muzikor bashkë me Loredanën.
Kurse, kënga e parë e tyre bashkë me videoklip do të lansohet këto ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.