Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, është duke punuar në studio rreth albumit të tij më të ri.
Megjithëse periudha e coronavirusit ka bërë që atij si shumë emra të tjerë të estradëst’i ndërpriten aktivitetet muzikore, ai nuk prapëseprapë nuk është ndalur së punuari muzikë të re.
Ndërkohë, Mozzik vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, reperi nga Ferizaj ka pozuar i veshur me një kostum ngjyrë rozë në natyrë, teksa në duar mbante një revole të artë.
https://www.instagram.com/p/CAWA_AClL11/?utm_source=ig_embed
“Mos u shqetëso nënë, është thjeshtë muzikë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se kjo është vetëm skenë e xhirimeve të një klipi.
Mozzik përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, “Lass Mal”, që është pritur mirë nga fansat e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.