×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik publikon mesazhet që i kishte shkruar Lotinës në vitin 2019

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 11:10

    Rap-artisti i njohur, Mozzik, po shijon një lidhje dashurie me bukuroshen Lotina Haziri.

    Ata kanë kaluar një pushim së bashku në Tanzani, ku edhe përmes fotografive u mësua për romancën e tyre.

    Këngëtari nga Ferizaj ka ndarë së fundmi disa mesazhe, ku i kishte shkruar prezantueses në vitin 2019.

    Ai edhe në një emision tha që i ka shkruar shumë vite më parë, duke treguar se i pëlqente.

    “Njetin e mirë kur ta kesh/2019”, ka shkruar ai.

    Krijuesi i hitit “Kampion” zbulon ’emoji’-t që i kishte dërguar, e më pas edhe ato që ia dërgoi në Facebook.

    Për Lotinën, Mozzik tha që është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në këto 28 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!