×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik: Shpërthyet pa e ditë se çka ka ndodhë, tentuat me na njollosë

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 14:30

    Reperja kosovare Loredana Zefi, po akuzohet nga një çift zviceran nga Valais se ua zhvati përmes mashtrimit 700 mijë franga.


    Pak çaste më parë në një konferencë për media Loredana ka pranuar se paratë janë marrë nga çifti zviceran, mirëpo siç është shprehur ajo kjo ka ndodhur me vullnet të plotë nga çifti dhe jo me kërcënime apo me dhunë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo në një mënyrë ka pranuar se familjarët e saj janë të përfshirë në këtë rast, mirëpo është shprehur se ajo nuk ka qenë e involvuar.

    Loredana po ashtu ka pranuar se është marrë në pyetje nga policia zvicerane, mirëpo në asnjë rast nuk ka qenë e arrestuar.

    Në këtë konferencë për media ka folur edhe bashkëshorti i saj, reperi Mozzik i cili ka thënë se do të qëndrojë gjithmonë pranë gruas së tij sido që të ecë rasti.

    Ai më shumë i është drejtuar gazetarëve duke iu sugjeruar që më mirë të merren me projektet e reja të Loredanës sesa me këtë rast.  Mozzik ka thënë se po tentohet të njolloset imazhi i tyre që e kanë arritur me punë e mund.

    “Nuk jam person që jam fyer edhe pse shumica prej juve,  nuk është që na keni fyer, po jeni mundu me na njollos moralin që e kemi krijuar. E keni ditë se e kemi krijuar punë e sukses. Sa i përket temave, Loredanën e kam grua, kam fëmijë me të, çka do që të ndodh jam burri i saj, e përkrahi. Ju kisha lutë, ma mirë është me publiku lajmin që Loredana po qet klip se me u marrë me këtë çështje. Shpërthyet aq shumë pa e dit çka ka ndodh. Sot e keni Loredanën këtu. Ju uroj agjërim të lehtë, Zoti nuk i hup njerëzit e drejtë kurrë. Zoti na ka dhanë fytin e talentin. Kena hjek me mbrri këtu. E din ai nalt edhe ju këtu. Prej sot e tutje, besoj që keni marrë ma shumë vesh për anën ligjore të kësaj pune”, shtoi Mozzik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!