Reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik ka treguar se ka një raport mjaft të ngushtë me të bijën.
Reperi udhëton shpesh drejt Zvicrës ku Hana jeton me Loredanën.
Edhe pse ish çifti konfirmuan se janë ndarë sërish, ata thanë se mbajnë një raport të mirë për hir të vogëlushes së tyre.
Fotot me të bijën janë të shumta në rrjete sociale ndërsa së fundmi, reperi ka ndarë një tjetër moment emocionues. Ata shihen në një lëndinë ndërsa kanë pozuar të përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Duke e jetuar jetën me jetën time”, ka shkruar reperi krahas fotos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.