Reperi Mozzik dhe ish-bashkëshorja e tij, Loredana Zefi, janë ndarë për më shumë se një vit.
Të njëjtit përgjatë kësaj kohe kanë bërë tituj të shumtë në faqet rozë dhe shpesh komentohet raporti i tyre.
Artisti i njohur së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ndërsa në pjesën e lojërave ai është pyetur rreth ish-gruas së tij.
Në rubrikën “Ndaje ose haje”, ai është pyetur nëse do të ketë një ribashkim mes tij dhe Loredanës?”.
24 vjeçari vendosi të hajë ushqimin në vend që të fliste, por në anën tjetër nuk mohoi asgjë.
Megjithatë, presim të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim mes dyshes së famshme.
Mozzik dhe Loredana ndërkohë kanë edhe një vajzë së bashku të quajtur, Hana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.