Mozzik ka treguar edhe një herë përkrahje për kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Mozzik ka ripostuar fotografinë krah Kadri Veselit, ndërsa shkruan fjalë të mëdha për të, shkruan lajmi.net.
Në atë postim, reperi thotë se mbështet çlirimtarët dhe se çdo luftëtar do të mbetet i nderuar gjithë jetën.
Madje, ai në foton pranë Veselit shprehi dëshirën që sa më shpejt ta shohë atë kryeministër.
“Me Çlirimtarët. Nuk ka mundësi të bëhet fyerje ndaj asnjërit luftëtarë të UÇK-së, nëse bëhet, bëhet nga ata që nuk e dinë prejardhjen e lirisë sonë. Çdo luftëtarë do mbetet i nderuar për gjithë jetën! Zoti i bekoftë të gjithë ata që luftuan për lirinë që ne sot e gëzojmë edhe e shijojmë! Komandant Luli të pafsha sa më shpejt Kryeministër”, janë fjalët e Mozzik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.