Mozziku bëri fansat kureshtar rreth asaj se çfarë dëshiron të thotë me një postim.
Mozzik është shumë aktiv në rrjete sociale, përmes së cilave i mban të informuar fansat rreth të rejave nga ai, shkruan lajmi.net.
Reperi, së fundi pëmes një postimi ka dhënë një mesazh të koduar, duke mos sqaruar nëse po ia dedikon dikujt ato fjalë.
“Nëse njerëzit të dhurojnë një kaktus, nuk do me thënë që të ulesh në të”, ka shkruar Mozzik në postimin e fundit, duke lënë të kuptohet se nuk duhet të veprohet gjithnjë ashtu si ku thotë dikush.
Për ndryshe, reperi aktualisht po shijon suksesin e këngës “Lass Mal”, ndërsa ka paralajmëruar edhe projekte të reja, madje është duke e finalizuar edhe një album.
Për momentin, Mozzik ka anuluar të gjitha koncertet për shkak të pandemisë, ai me anë të një postimi së fundi, tha se është përmalluar për skenën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.