×
  • Show Time
  • Show Time

    Mozzik zbulon titujt e këngëve të albumit, jep detaje shtesë

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 22:12

    Rep-artisti Mozzik kohë më parë ka paralajmëruar se do të publikojë albumin e tij të radhës.


    Fillimisht ai kishte kërkuar rreth 100 mijë komente në një postim, me ç’rast do të zbulonte titujt e këngëve të albumit.

    Pasi ia arriti qëllimit, reperi kishte realizuar premtimin e dhënë, por duke dhënë edhe detaje shtesë.

    Ai ka theksuar se albumi i plotë do të publikohet më 31 korrik të këtij viti, por deri atëherë do të lansojë tri këngë me klipe.

    “Tri këngë me klipe dalin deri më 31 korrik, që janë pjesë e albumit, e më 31 korrik del komplet albumi”, ka shkruar në përshkrimin e fotografisë, shkruan Telegrafi.

     

    View this post on Instagram

     

    OUT NOW ! ? #LassMal

    A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

    Në të shihet se ka edhe bashkëpunime të ndryshme dhe këngë të publikuara më parë, përfshirë këtu duet me Unikkatil, Getinjo dhe Kidën.

    Po ashtu, në fotografinë tjetër, ai është paraqitur para një pasqyre teksa ka krahasuar veten me Mozart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!