Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për veturat e shtrenjta.
Meqë muaj më parë bëri të ditur se bleu një jaht i cili i kushtoi vërtetë shumë, së fundmi reperi duket se ka bërë një tjetër blerje të kushtueshme.
I njëjti ka publikuar disa fotografi të reja, në të cilat tregon se koleksionit të tij të veturave i është bashkuar edhe një veturë e re e tipit ‘Porsche’.
“Eja te babi vogëlush”, ka shkruar reperi krahas imazhit, ku shfaqet makina e tij super luksoze.
Gjithashtu, gjatë kësaj kohe reperi nga Peja ka qenë shumë i angazhuar duke punuar në projekte të reja muzikore. Ai ka paralajmëruar 12 këngë të reja dhe i ka këshilluar reperët tjerë të bëhen gati për këto super hite.
Veç tjerash, Gjikolli këtë verë nuk mungoi as në mbrëmje e koncerte muzikore, madje lirshëm mund të thuhet se është një nga artistët më të kërkuar në tregun tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.