Edhe pse kanë kaluar 93 vjet që nga lindja e saj, jeta e biondes më të famshme ende zgjon interes te publiku.
Biondja më e famshme në histori lindi më 1 qershor 1926 me emrin Norma Jeane Mortenson në Los Anxhelos. Ajo vdiq kur ishte vetëm 36 vjeçare dhe vdekja e saj e papritur dhe jeta e shkurtër ende intrigojnë shumëkënd. Ka shumë detaje dhe informacione interesante për këtë aktore me të cilat publiku nuk është njohur, transmeton Reporteri.net.
Për shembull, pak njerëz e dinë se Marilyn ka punuar për një kohë në një fabrikë ushtarake ku janë bërë avionë ushtarakë. Ishte kjo në vitin 1944, kur askush nuk e dinte se kush ishte Norma Mortenson dhe madje nga ajo periudhë janë publikuar edhe fotografi të aktores duke bërë propagandë në favor të Ronald Reaganit.
Marilyn Monroe nuk ishte kurrë tepër e kënaqur me llojin e roleve që ajo merrte dhe rregullisht shkonte në orët e aktrimit. Aktori legjendar dhe regjisori Lee Strasberg dikur kishte deklaruar se ajo dhe Marlon Brando ishin studentët më të mirë, sepse ata ishin të vetmit që mund të hyjnë plotësisht në thellësitë e personazheve.
Pak dihet se Marylin shpesh theksonte rëndësinë e luftës për barazi.
“Ajo që me të vërtetë dua të them është se bota me të vërtetë ka nevojë për një ndjenjë të vërtetë të unitetit. Të gjithë, të famshmit, punëtorët, zezakët, çifutët, arabët. Të gjithë jemi vëllezër. Ju lutem, mos qeshni me mua.Dua të përfundoj intervistën me atë në çka besoj”, ishte shprehur ajo në një rast.
Miti më i madh ishte se ajo nuk ishe e mençur. Thuhet se ajo ishte e brishtë, se nuk dinte të vepronte. Megjithatë, edhe pse nuk ishte e arsimuar formalisht, ajo ishte shumë e ndjeshme. Por ajo ishte edhe shumë e zgjuar dhe shumë e fortë.
Ajo thjesht duhej të ishte herë njëra dhe herë tjetra për të luftuar sistemin që mbizotëronte në studiot e Hollivudit rreth të pesëdhjetave.
“Unë mund të jem e zgjuar kur dua, por shumicës së meshkujve kjo nuk u pëlqen” kishte thënë Marilyn Monroe në një film. /Reporteri.net