Kaluan vetëm pak orë pas publikimit të një imazhi, e përfaqësuesja e Serbisë vendosi menjëherë të hakmerret ndaj bukurosheve shqiptare.
Pasi fotoja duke bërë shqiponjën me duar bëri zhurmë të madhe në media, ajo i vuri në grackë përfaqësuesen e Kosovës dhe Shqipërisë duke publikuar një foto ku kanë pozuar me tre gishta, që simbolizon urrejtjen për kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët.
Në një intervistë, përfaqësuesja e Kosovës, Besa Çitaku dhe ajo e Shqipërisë, Frontina Gashi, rrëfyen se si Valentina Petroviq ka hyrë në dhomë e mërzitur teksa iu ka kërkuar ta bëjnë një foto me gishta për t’ia dërguar menaxherit së saj në mënyrë që t’i tregoi se kanë raport të mirë.
Ato shtuan se e njëjta i ka pre mas shpine, dhe se ky imazh duhej t’i shkonte vetëm menaxherit e jo mediave.
Më poshtë keni rrëfimin e plotë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.