Këngëtarja e njohur, Fifi është munduar që imazhin e djalit të saj të mos e publikojë nëpër rrjetet sociale mirëpo ditën e djeshme, artisja ka publikuar portretin e saj familjar, duke zbuluar për herë të parë fytyrën e djalit të saj.
Konkurrentja e “Dancing with the Stars” ka publikuar një set fotografik në profilin e saj të Instagramit, ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj, Adis Patushi dhe djalin e tyre, Theo Mal.
Ka një arsye shumë të fortë në fakt se pse artistja ka vendosur që të publikojë këtë set të ëmbël fotografik dhe arsye më të bukur nuk mund të kishte. Artisja është shumë me fat që Theo Mal ditën e djeshme ka mbushur 7-muaj dhe sigurisht më e lumtur se kaq nuk mund të ishte.
“7 muaj ikën. 7 muaj me ty sot Theo Mal. Na ke ndryshuar botën dhe tani e kuptojmë dashurinë akoma më shumë”, shkruan Fifi bashkangjitur postimit të saj në Instagram, përmes të cilit ka sjell shumë dashuri dhe një atmosferë të bukur festash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.