×
  • Show Time
  • Show Time

    Naim Abazi bën botoks, tregon se më pas nuk mund t’i lëvizte vetullat dhe kishte kokëdhimbje

    Reporteri
    19 Korrik 2022 | 14:21

    Naim Abazi bën botoks, tregon se më pas nuk mund t’i lëvizte vetullat dhe kishte kokëdhimbje.

    Mihrija dhe Naimi kanë folur në emisionin e verës, “Era Verë”, edhe për ndërhyrjet estetike. Mihrija shpesh përflitet për këtë pjesë, por tha se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

    Por, befasoj me diçka tjetër.

    Ajo tha se Naimi ka bërë botoks në ballë. Me këtë rast, këngëtari nuk nguroi të tregojë se si ka ndodhur krejt ngjarja.

    Abazi tha se as nuk e kishte marrë vesh aspak kur mjeku ia kishte mbushur ballin me botoks, derisa e vërejti 7 ditë më pas kur, sipas tij, kishte provuar t’i qojë vetullat përpjetë e nuk kishte arritur ta bëjë këtë gjë.

    Si simptomë tjetër, këngëtari dhe prezantuesi Naim Abazi përmendi dhimbje koke.

    Ky i fundit madje kishte menduar se e kishte kapur ndonjë lloj “gjysmë-paralize”, mirëpo bashkëshortja e tij, Mihrija, ia kishte rikujtuar se është efekti i botoksit.

    https://www.youtube.com/watch?v=N2Y7l9_cVBE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!