Naomi Campbell ka treguar se varësia e saj nga droga pothuajse e vrau atë në kulmin e karrierës në vitet ’90.
Ylli legjendar i pasarelave foli sinqerisht për abuzimin që pati me drogën, duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë italian, Gianni Versace.
“Mendoj se kur fillova të përdorja, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte trishtimi. Varësia është kaq… Ti mendon: Oh, do ta shëroj atë plagë, por nuk e bën”, shtoi supermodelja.
Për më tepër, ajo tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në 1997./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.