Këngëtari Naser Berisha ka rrëfyer për betejën me alopecinë, sëmundja që e bëri të tërhiqet për një kohë nga muzika.
Ai tha se ka qenë një betejë e dyfishtë për shkak se edhe për kah ana fizike ndryshoi shumë pasi humbi flokët.
“Ka qenë betejë e dyfishtë, përveç faktit që nga ana fizike ndryshova shumë, ajo më bëri që të tërhiqem edhe nga muzika. Në vitin 2007 e pata këtë sëmundje, pastaj u tërhoqa, sepse të njëjtën sëmundje e kisha edhe në moshën 17 vjeçare, por atëherë zgjati vetëm gjashtë muaj dhe përsëri mu kthyen flokët. Kur je i ri sistemi imun e përballon dhe e tejkalon. Shpresa ishte që do të ndodhte njëjtë edhe në moshën 37 vjeçare por nuk u kthye. Isha i thyer shpirtërisht, nuk kisha vullnet as të bëja muzikë, por me kalimin e kohës e pranon sëmundjen dhe fillon të shkruar sërish e të bësh muzikë sërish”, tha ai në S’e luan Topi.
Ai ka rrëfyer për familjen e tij duke e prezantuar edhe bashkëshorten me të cilën ka katër fëmijë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.