×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndahet çifti i famshëm, e kap me një femër tjetër

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 19:39
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Tash e disa ditë në mediat e huaja po flitet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Pique dhe Shakira.

    Sipas gazetës ‘El Periódico’, arsyeja e ndarjes ka qenë tradhtia që i ka bërë Gerard Piqué të dashurës, Shakirës.

    Sipas gazetarëve, Shakira ishte e vetëdijshme për pabesinë por jo deri në këtë masë.

    “Kjo është arsyeja pse u mor vendimi që të ndahen” tha njëri nga ata.

    Gjatë kësaj jave, Piqué është duke qëndruar vetëm në shtëpinë e tij.

    Përveç kësaj, ai është parë edhe duke frekuentuar jetën e natës në Barcelonë me mikun e tij Riqui Puig dhe miqtë e tjerë, ku në çdo vend po shihen të shoqëruar me femra të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!