Ishte hera e parë që këngëtarja Baby G zgjodhi që të bënte publike një lidhje dashurie. Përveç fotografive në Instagram ku shfaqte dashurinë për të, ajo solli një projekt muzikor me të dashurin Lim Hoti.
Baby G ishte mbështetja e parë për Limin, i cili është një artist i ri në tregun shqiptar. Ata sollën një këngë ku dukeshin se ishin çift gangsterësh, por që sakrifikonin për dashurinë e vërtetë.
Duket se kjo histori ishte e shkruar të zgjaste deri këtu. Ditët e fundit, Baby G fshiu të gjitha fotografitë me Limin, madje edhe klipin muzikor që titullohej “Pretty Gangster”.
Ndërsa reperi Hoti i mbajti për disa orë fotografitë me artisten, por tashmë nuk ka shenja të dashurisë së tyre në llogarinë e Instagramit./oranews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.