Ola dhe Murati ishin ndër çiftet më simpatik të reality show Përputhen. Ata vendosën të dilnin bashkë nga emisioni i dashurisë.
Murati nuk ishte as në festën përmbyllëse të Përputhen. Kur Ola u intervistua se ku e kishte “burrin” e saj, ajo u përgjigj se ai kishte pasur punë.
Çifti Murat-Ola nuk kanë postuar asnjë fotografi të vetme bashkë pas daljes nga emisioni, për shkak të këtij detaji shumë fansa aludojnë se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre.
Siç mund ta shihni ata as nuk e ndjekin njëri tjetrin më në Instagram.
Gjithçka mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do ndodhë mes bukuroshit turk dhe Olës, vajzës e cila trazoi shumë ujëra në studio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.