×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërlajolli

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 9:17

    Vdiq sot këngëtarja Shahindere Bërlajolli Stafaj


    Shahindere Bërlajolli është këngëtare e njohur. Rrjedh prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes. Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore.

    Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.

    Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare. Ky çift artistik solli në jetë tre djem, Albanin, dhe binjakët Arditin dhe Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve.

    Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.

    Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në “Akordet E Kosovës 1970” me këngën “Vaji I Vashës”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!