Aktorja e famshme është ndarë nga bashkëshorti.
Beren Saat të cilën e njohim prej rolit të “Bihterit” në serialin “Dashuri e ndaluar”, prej vitesh është e martuar me këngëtarin Kenan Dogulu. Çifti ka kaluar disa kriza në martesën e tyre dhe mjafton të kujtojmë ndarjen e tyre të vitit të kaluar.
Mirëpo mediat turke shkruajnë sot se Beren dhe Kenan po përjetojnë një tjetër krizë. Sipas tyre aktorja është larguar nga shtëpia e tyre dhe po kërkon për një shtëpi të re, transmeton lapsi. Çifti e kaloi bashkë karantinën, por mesa duket nuk kanë duruar për shumë gjatë së bashku. Beren dhe Kenan u martuan në vitin 2014.
Pavarësisht krizave në martesë, ata gjithmonë janë rikthyer bashkë. Megjithatë sipas mediave turke këtë herë aktorja ka marrë një vendim përfundimtar. Na mbetet të presim si do të shkojnë gjërat mes çiftit shumë të komentuar në showbizin turk. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.