Tea mbetet një nga konkurrentet më të përfolura në mediat rozë për shkak të jetës së saj personale dhe lidhjes që përfundoi akoma pa filluar mirë me Beartin. Ajo ka qenë e ftuar në puntatën e sotme të Për’Puthen ku ka ndarë me ndjekësit të gjitha ndjesitë që i ka lënë emisioni, Bearti dhe gjithçka që ka ndodhur aty brenda.
Nga bashkëbisedimi me Borën dhe Arjanin, Tea shprehet se e ka vuajtur shumë ndarjen nga Bearti dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur komunikim mes tyre.
“Ka kaluar kohë dhe jam e qetë, do të gënjeja po të thoja që nuk vuajta, ka qenë një periudhë e keqe, u mblodhën të gjitha. Familja më ka ndenjur shumë afër i dua shumë dhe i falënderoj”, tha Tea.
Ajo ka treguar nëse ka folur me Beartin.
“Nuk kemi folur është diçka që ka kaluar, single vazhdoj që të jem. Nuk pendohem që kanë ndodhur kështu sepse më kanë rritur shumë si person, më ka bërë të përballem me gjëra që se dija se si do të reagoja”, tha Tea.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.