×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndërtesa e modeles shqiptare sulmohet me armë, tregon ngjarjen nga dollapi: Agresori ka hyrë brenda

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 13:22

    Një episod tronditës i ka ndodhur modeles shqiptare Xhesika Berberi e cila jeton në New York, SHBA.

    Përmes një videoje të publikuar në Instagram ajo ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton.

    Modelja ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

    Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa. Ajo gjithashtu falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!