×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndjekësi i thotë: Gilberta është shumë seksi, Iliri kthen përgjigjen e quditshme

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 13:22

    Disa ditë më parë, Ilir Lara vendosi që të deklarohej vetëm për Gilberten në emisionin “Për’puthen +40”. Pas kësaj deklarate edhe mësuesja u shpreh se ishte në program vetëm për Ilirin.


    Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku herë pas here bëjnë bashkëbisedime të ndryshme me ndjekësit e tyre. Së fundmi ka qenë Iliri, ai që u është përgjigjur pyetjeve të fansave.

    Një ndjekës e ka pyetur se cila është gjëja më e bukur që shikon te Gilberta dhe ai ka thënë tre cilës: “Inteligjenca, ëmbëlsia dhe pastërtia”.

    Duke qenë se ata zihen shumë me njëri-tjetrin, një fans e ka pyetur nëse janë të zënë sërish.

    “Ky është fakti; nuk po zihemi dot, nuk dimë si… S’kemi as qejf dhe as fantazi për të gjetur një përse… Mendoj se shkaku është vapa e madhe”, i përgjigjet Iliri.

    Ndërsa një tjetër i ka bërë kompliment Gilbertës dhe konkurrenti i “Për’puthen +40” e ka ‘kërcënuar’ me përgjigjen e dhënë.

    “Gilberta është vajza më e nxehtë në Për’puthen dhe pikë”, i shkruan dikush dhe Iliri i përgjigjet: “Në fakt, ju mund të dig jni duart e juaja nëse prekni atë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!