Këngëtarja Adelina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të përfolura e më të veçanta të shoë bizit shqiptar, këtë e ka dëshmuar edhe vetë këngëtarja duke qenë kështu gjithmonë unike në stilin e saj e në përformancat që ajo ka bërë në skenë, por edhe shumëçka tjetër, shkruan Express Rozë.
Së fundmi këngëtarja nuk ka qenë edhe shumë aktive në jetën e saj profesionale, ajo tash e një kohë nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por nuk mund të themi se ajo nuk ka bërë asgjë gjatë kësaj kohe.
Si duket këngëtarja paska qenë duke punuar për diçka tjetër. Ajo tash e disa javë është duke drejtuar një emision “ Teta a tete me Adelinën”, ku ajo ka të ftuar mjaft interesant.
Ndërkaq ajo vazhdimisht përflitet për dukjen e saj fizike, kjo kishte ndodhur edhe në një koment që një ndjekëse e saj ia kishte bërë këngëtares.
Ajo kishte pyetur: “Adelinë sekreti yt që nuk plakesh hiç?”
Përgjigja e këngëtares ishte epike: “ Jam 40 vjeçare.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.