Një moment i papritur, por i dëshiruar nga shumë fansa, ndodhi gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP Albania 3”, ku astrologia e njohur Meri Shehu realizoi një premtim të veçantë.
Pasi u shpall se ajo ishte një nga personat e shpëtuar nga eliminimi, duke vijuar kështu garën e saj në shtëpinë e BBV Albania, Meri mori masa për të mbajtur fjalën e saj.
E emocionuar dhe me buzëqeshjen në fytyrë, Meri Shehu u afrua tek Meritoni dhe i dhuroi një puthje, përmbushur kështu premtimin e saj për të dhënë puthje për Meritonin dhe për të kaluar kohë në dush me njërin prej banorëve nëse do t’i shmangej daljes nga shtëpia.
Ky veprim e befasoi edhe vetë Meritonin dhe të pranishmit në studio, si dhe sigurisht shikuesit që ndoqën ngjarjen live.
Momenti u kthye menjëherë në një nga pikat kryesore të diskutimeve në rrjetet sociale, ku njerëzit shprehën mendimet dhe reagimet e tyre ndaj gjestit të Meri Shehut.
Disa e panë si një veprim të guximshëm dhe të sinqertë, ndërsa të tjerët e interpretuan si një moment të krijuar për të shtuar dramë dhe interes në spektakël.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.