×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndoshta nuk mund ta besoni, por kjo është arsyeja e rikthimit të Dagzit në Big Brother

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 15:43

    Televotimi i hapur nga Vëllai i Madh pas eleminimit të Dj PM dhe Dj Dagz, ia dha këtij të fundit edhe një mundësi për t’iu rikthyer garës për çmimin e madh.

    Pajtimi dhe Arbëri ishin dyshja që mbrëmë u eleminuan nga Big Brother, por pas votave të publikut Arbëri u rikthyer edhe pse shumë I mërzitur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Gjatë një bisede me Donaldin, Dagz ka treguar se arsyeja pse ai u rikthye në shtëpi ishte pikërisht Einxhel, e cila u mërzit shumë pas daljes së kosovarëve.

    “Një ndër arsyet ishte Einxhel. Nuk e kam besuar që do të mërzitej aq shumë për largimin tim. Edhe në studio e pash në atë gjendje edhe realisht nuk e prisja“-tha ai.

    Kujtojmë që Arbëri dhe Einxhel kanë shfaqur disa herë pëlqime për njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk treguar diçka të fortë që mund t’i shtyente deri tek nisja e një lidhje./Gazeta Reporteri/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!