Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, sot (e mërkurë) feston ditëlindjen e saj të 34-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.
Duke qenë se jemi të vetë-izoluar për shkak të pandemisë së coronavirusit, këngëtarja këtë ditë të veçantë e ka pritur në shtëpinë e saj në Prishtinë.
E njëjta në llogarinë zyrtare, Instagram ka publikuar disa imazhe provokuese, të cilat i ka realizuar pikërisht për ditëlindje.
Fotografitë në fjalë e sjellin atë në formë të mrekullueshme, në një ‘bodysuit’ të zezë e cila ia vë në pah linjat trupore.
“Shumë urime për mu”, ka shkruar në njërin postim Morina.
Përgjatë këtyre viteve, Fjolla ka qenë mjaft aktive me prurje muzikore e po ashtu edhe me koncerte të ndryshme.
“Trileqe”, “Fustani”, “Si ta pranoj”, “Jena bo tym”, “Naçe Naçe”, “FB”, “Shake”, janë vetëm disa prej projekteve të njohura të artistes shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.