×
  • Show Time
  • Show Time

    Ne flasim për Morenen, por ajo vazhdon të kënaqet me luksin e saj

    Reporteri
    09 Shkurt 2020 | 19:04

    Morena Taraku ka qenë ndër vajzat e shoubizit më të përfolura ditët e fundit.


    Arsyeja është se në disa audio-inçizime që ka siguruar emisioni ‘Review’ dëgjohet Morena duke bërtitur dhe duke i lutur personit që e ka mashtruar që t’ia tregoj lokacionin.

    Morena si duket është mashtruar nga një person, i cili ia ka dhuruar asaj një Bentley në vlerë prej 235 mijë euro, por kjo veturë më pas rezultoi të ishte e vjedhur.

    “Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin“, dëgjohet duke bërtitur Morena.

    Por dalja në publik e audio-incizimeve ku Morena përdorë edhe fjalor tejet banal, siç duket nuk e ka brengosur fort modelen nga Peja, shkruan Reporteri.net.

    Ajo po vazhdon të bëjë jetë luksi. Së fundmi ka publikuar në storje në rrjetet sociale, një çantë të shtrenjtë, sikur një kundërpërgjigje për incizimet e fundit, se fare nuk po i intereson çfarë po flasin në opinion për të.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!