Këngëtarja e njohur, Shakira është fotografuar për herë të parë pas publikimit të lajmit se është ndarë nga bashkëshorti i saj Gerard Pique.
Ajo u shfaqte teksa udhëtonte për në shtëpinë e saj në Barcelonë.
Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, dukej joshëse pas timonit, disa ditë pasi Pique u fotografua me një grua misterioze në një festë në Stokholm.
Me një grim minimal dhe në gjendje të rënduar, Shakira nuk arriti të buzëqeshte teksa po shkonte drejt shtëpisë.
Gerard dhe Shakira konfirmuan fundin e martesës së tyre 11-vjeçare muajin e kaluar.
Dyshja, të cilët janë prindër të djemve Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.
Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.