×
  • Show Time
  • Show Time

    Në prag të festës së Shën Valentinit, Kim Kardashian shfaqet në të kuqe por pa unazën e saj të martesës në gisht

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 21:53

    Kim Kardashian tregoi format e saj të bujshme të trupit, kur u fotografua në Los Angeles këtë të mërkurë.


    40-vjeçarja dukej e gatshme për javën e Shën Valentinit, e veshur me një bluzë të kuqe me të çara, të cilat zbulonin se ajo nuk kishte sytjena poshtë, shkruan DailyMail.

    Ajo u pa atë natë pa unazën e martesës – siç ka qenë vazhdimisht gjatë javëve të fundit mes thashethemeve për divorcin e saj të afërt me Kanye West.

    Megjithëse ajo e vuri unazën e saj të fejesës në një set fotografik reklamash që postoi në Instagram javën e kaluar, nuk dihet kur u realizuan ato fotografi.

    Kur u pa këtë të mërkurë, ajo kombinoi pjesën e sipërme të dekolteve me një palë pantallona të zeza lëkure dhe një sërë çizmesh me takë të lartë.

    Kim theksoi tiparet e saj të fytyrës me një makijazh të lehtë në paraqitjen e saj të fundit.

    Pasi doli nga një veturë e zezë me shkëlqim, ajo mund të shihej duke u siguruar që të vinte maskën e saj në mes të pandemisë së coronavirusit.

    Dalja e fundit e Kimit vjen rreth një javë pasi Page Six raportoi se burri i saj i tretë Kanye West zhvendosi 500 palë atlete nga rezidenca e tyre në Los Angeles.

    Thashethemet janë ndezur për më shumë se një muaj që Kim është në prag të divorcit nga Kanyen, me të cilin u martua në Firence në vitin 2014.

    Çifti janë prindër krenarë të dy vajzave, North, shtatë vjeçe dhe Chicago, tri vjeçe, si dhe dy djem: Saint, pesë dhe Psalm, një.

    Me sa duket një burim i brendshëm i Page Six pretendoi se sezoni i fundit i “Keeping Up With The Kardashians” do të shpalosë detajet e kësaj marrëdhënie të prishur mes Kimit dhe Kanyet.

    Keeping Up With The Kardashians do të përfundojë këtë vit me sezonin e tij të 20-të dhe gratë e familjes do të transferohen në një projekt të pazbuluar në Hulu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!