Në vitin 2017, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kurorëzuan lidhjen e tyre disa vjeçare me martesë.
Me një dasmë madhështore, të organizuar në Gjirin e Lalëzit në Durrës, çifti festuan këtë ditë të veçantë të jetës së tyre, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ani pse jeta e saj private komentohet shumë, një vëmendje të madhe merr edhe raporti i saj që ajo ka me nënën e Getit, vjehrrën e saj.
Kjo e fundit, ka publikuar një lajm që është shkruar për të dhe Marinën, saktësisht raportin e mirë mes tyre dhe mbështetjen që ajo i jep moderatores.
E këtu nuk ka munguar as komenti i Marinës e cila është pajtuar plotësisht me atë çfarë është shkruar për të dyja.
Ndryshe, çifti Marina dhe Geti shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.