Gjatë emisionit të Për’puthen ditën e djeshme Sara ka debatuar ashpër me Jasminen pas takimit të saj me Andin, madje shoqëria mes tyre është prishur pasi ishte Sara ajo që akuzoi Jasminen se ishte zhveshur dhe ishte përqafuar në të njëjtën dhomë me Atdheun.
Ndërsa mediat në Shqipëri kanë raportuar se Sara ka vendosur të largohet nga “Për’puthen”, dhe shkak për këtë është bërë sherri me produksionin, për të cilin ende nuk dihen arsyet.
Madje, ajo ka hequr edhe emisionin nga biografia e llogarisë personale në rrjetin social “Instagram”, të cilin e kanë pothuajse të gjithë konkurrentët.
Ishte Sara ajo që shprehu pëlqimin për konkurrentin nga Gjakova me të cilin ka dhuruar edhe puthje, por duket se këtë rrugëtim ajo po e ndërprenë pas 2 jave pjesëmarrje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.