Pas deklaratave që Kanye West bëri nuk u turbullua vetëm rrjeti por edhe miqësia e ngushtë mes Kim Kardashian dhe Larsa Pippen.
Ish gruaja e legjendës së NBA-së Scottie Pipppen, prej shumë kohësh ka qenë pjesë e rrethit të brendshëm të familjes Kardashian dhe mendohej se ishte një ndër njerzit më të besuar të Kim. Larsa ka patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe me pjesën tjetër të familjes, përfshirë edhe motrat Khloe dhe Kourtney Kardashian.
Mirëpo si duket kësaj miqësie i ka ardhur fundi, ato nuk ndiqen më në rrjetet e tyre sociale, syrit shqiponjë të fansave nuk i ka shpëtuar ky detaj i rëndësishëm.
Në postimet e tij në “Twitter” Kanye përmendi dhe emrin “Larsa” duke mos dhënë shpjegime të mëtejshme. Çfarë fshihej mbas atij postimi dhe a është kjo arsyeja e prishjes së shoqërisë të dy mikeve të ngushta mbetet për tu parë në vazhdim. Se me sa shohim familja Kardashian do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.