Nicki Minaj ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Kenneth Petty (42 vjeçar).
Këngëtarja e “Anaconda” ka lindur të mërkurën në Los Angeles, sipas një raportimi nga TMZ.
Tabloidi nuk ka treguar më shumë për gjininë e foshnjës dhe emrin.
37 vjeçarja në korrik zbuloi se po pret të bëhet nënë, ndërsa ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjetet sociale.
Për të lajmëruar shtatzëninë, Minaj publikoi disa imazhe të vetes me partnerin e saj në Instagram, saktësisht më 20 korrik.
Lajmet për një shtatzëni të mundshme të reperes qarkulluan që pas martesës së tyre në 2019.
Para martesës së tyre, Nicki tronditi fansat duke njoftuar se po tërhiqej nga muzika për të krijuar një familje, përcjell Telegrafi.
“Unë kam vendosur të dalë në pension dhe të kem familjen time. E di që ju jeni të lumtur tani. Për fansat e mi, vazhdoni të më përsërisni, bëjeni atë deri në vdekjen time, ju dua përjetë”, shkroi ajo në shtator të vitit 2019.
Ajo më vonë u tërhoq pas deklaratës së saj ndërsa iu përgjigj një fansi në Twitter.
“Jam akoma këtu. Ende e dashuruar marrëzisht me ju dhe ju e dini këtë. Unë ju kërkoj falje për veprimin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.