×
  • Show Time
  • Show Time

    Nicki Minaj në zi: Babai i saj goditet për vdekje nga një makinë

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 20:37

    Zi për yllin e muzikës rap dhe këngëtaren Nicki Minaj. Babai i saj, 64 vjeç, vdiq pasi u godit për vdekje nga një makinë në Nju Jork.


    Robert Maraj, emri i babait të saj, ishte duke ecur përgjatë një rruge në Mineola në Long Island në orën 6:15 pasditen e së premtes, kur u godit nga një makinë me shpejtësi, e cila më pas u largua, tha policia e qarkut Nassau.

    Maraj u dërgua menjëherë në spital, ku u shpall i vdekur të shtunën. Minaj, 38 vjeçe, lindi Onika Tanya Maraj në Trinidad Tabago dhe u rrit në lagjen e njohur Queens në Nju Jork, SHBA.

    Këngëtarja dhe reperja, së fundmi nënë, nuk ka lëshuar asnjë koment për ngjarjen dhe madje nuk është e qartë se cila ishte marrëdhënia mes saj dhe babait.

    Sipas faqes në internet ‘TMZ’, dëshmitarët e aksidentit nuk ishin në gjendje të siguronin një përshkrim të saktë të automjetit ose personit që ndodhej në timon, edhe pse policia kërkoi informacione nga publiku që t’i ndihmonte për të përshpejtuar hetimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!