×
  • Show Time
  • Show Time

    Një çantë sa një Golf 3 i përdorur, këngëtarja shqiptare nuk kursehet sa i përket stilit

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 15:14

    Një pjesë e madhe e estradës nuk hezitojnë aspak të shfaqin luksin që bëjnë edhe para ndjekësve të tyre në rrjete sociale.

    Këngëtarja nga Shqipëria, Ingrit Gjoni është ajo që së fundmi në një fotografi të re në Instagram, është shfaqur me një çantë nga marka e njohur “Fendi”, shkruan Reporteri.net.

    Por, në një kërkim të bërë në faqen zyrtare të “FENDI”, rezulton se kjo çantë “LARGE FENDI SUNSHINE”, kap vlerën e 3,100 dollarëve.

    Sa i përket muzikës, projekti i fundit i Ingrit Gjonit është ai me titull “Me zemër”, i lansuar në vitin 2020, në bashkëpunim me Vida Kunora./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!