Një dron ka fluturuar të premten mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” në Prishtinë, në mbështetje të aktores Arta Selimi.
Aktorja e njohur është personazhi VIP që ka marrë vëmendje për paraqitjen e saj në reality show-in ku një grup personazhesh publikë mbyllen në një shtëpi banimi dhe përcjellën 24 orë nga kamerat, për tu eliminuar çdo javë nga një prej tyre nga gara me votat e publikut.
Për ta konfirmuar mbështetjen e Arta Selimit nga publiku, dikush nga fansat e saj të premten e ka befasuar banoren me një dron që ngjiste lartë një mesazh suporti për aktoren e njohur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ajo u pa e emocionuar nga ky gjest, derisa bashkë me banorët tjerë brohorisnin nga gëzimi.
Ndryshe, versioni kosovar i “Big Brother VIP” ka tash e një muaj që po transmetohet në një nga platformat kabllore të Kosovës, përkundër se të gjithë vëmendjen e audiencës shqiptare kudo vazhdon ta ketë edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”. /Reporteri.net/.