“Përputhen” është formati televiziv më i shikuar i kohëve të fundit, që ka thithur shikueshmëri maksimale në të gjitha trojet shqiptare.
Shou ka ndodhur para dhe pas skene, pasi ngjarjet janë zhvilluar paralelisht gjatë emisionit dhe në pas kuintat e tij.
Një ndër protagonistët shumë të përfolur të “Përputhen”, mbetet Beart Rexhepi, i cili edhe pas dalje nga emisioni u komentua shumë në publik, madje më shumë se ata që ishin pjesë e programit.
Ndërkohë, Tea ishte ylli absolut i formatit, e cila u tha se u përputh me Andin. Dyshja Tea dhe Andi janë çifti i parë i “Përputhen”, ama kjo duket të jetë një farsë e produksionit, pasi e vërteta po del të jetë ndryshe.
Tashmë janë konfirmuar të gjitha thashethemet që bluheshin për një lidhje të Teas me ish konkurrentin nga Kosova, bukuroshin Beart Rexhepi.
Sapo kanë dalë foto të bëra këto ditë ku Tea dhe Bearti shkëmbejnë puthje mes vete.
Epo, derisa të tjerët mbesin gojëhapur, Tea e Bearti shihen duke u puthur buzë me buzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.