Siç edhe është bërë e ditur, “Kosova Fighting Series” sjell me 1 gusht në Prishtinë tetë luftëra MMA dhe një të Unikkatil.
E po qe vullneti, dueleve mund t’i shtohet një tjetër përballje këtyre të tetave në Klan Arena.
Përmes emisionit “Sports show” në Klan Kosova, një nga organizatorët e eventit Besart Berisha ka bërë një ftesë publike që i drejtohet dy personave, reperit Noizy dhe Cllevios.
“Çka mund të them une është, hajdeni me 1 gusht në Prishtinë dhe nëse kanë interes, 100,000 euro për fituesin” – është shprehur Berisha duke e bërë të hapur në ekran, ftesën për përballje të dy reperëve.
Kujtojmë se përtej ofertave të tilla, këto ditë ka pasur persona të interesuar për të ndërmjetësuar në pajtimin e Noizyt dhe Cllevios. Hiç më larg se mbrëmë, personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha tentoi që të sjellë “paqen” mes dy reperëve por pa sukses.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.